
Zjarret vijojnë të marrin përpara kullota e pyje në vend, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa një tjetër vatër është aktivizuar mëngjesin e sotëm në fshatin Tragjas të Vlorës.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, flakët favorizohen edhe nga era, duke u përhapur me shpejtësi nëpër pyll.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, por puna e tyre vështirësohet nga era.
Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
Zjarret kanë shkaktuar deri më tani dëme kolosale në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Kurbin. 120 ha kullota dhe pisha të buta janë djegur përgjatë 4 ditëve kur flakët përpinë malin e Dukatit në Vlorë.
Ndërkohë problem është edhe fakti i mungesës së pajisjeve të duhura për zjarrfikësit për të shuar flakët.



