Përmbytjet në Evropë, shkon në mbi 120 numri i viktimave

Përmbytjet në Evropë, shkon në mbi 120 numri i viktimave

Ka shkuar në mbi 120 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën perëndimore, ndërsa qindra të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur.

Reshjet rekord bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati duke shkatërruar rajonin.

Në Gjermani, ku numri i të vdekurve është mbi 100, kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për një betejë të vendosur në ndryshimin e klimës.

Ndërkohë mediat belge raportojnë 22 vdekje deri më tani, ndërsa gjithashtu janë prekur dhe Holanda, Luksenburgu dhe Zvicra.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit do të sjellë impulse të reshjeve ekstreme të tilla si ky.

Fshati Schuld me një popullsi prej 700 banorësh, ishte shkatërruar pothuajse tërësisht. 

Në qytetin Erfstadt-Blessem, afër Këlnit, ujërat e përmbytjes shkaktuan shembjen e një sërë shtëpish. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy