Berisha: Edi Rama ky antishqiptar, e do Shqipërinë pa shqiptarë!

Berisha: Edi Rama ky antishqiptar, e do Shqipërinë pa shqiptarë!

Në protestën e dytë kombëtare që opozita mban përgjatë këtij viti, kreu i PD-së Sali Berisha për shkak të arrestit shtëpiak me vendim të GJKKO-së, iu drejtua mbështetësve të opozitës me një fjalim përmes ekranit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sali Berisha në fjalën e tij para protestuesve  para kryeministrisë tha se sot gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale duke thënë se spastrimi etnik i butë i Shqipërisë po ndodh falë Edi Ramës

Ai e quajti Ramës, antishqiptar, që e do Shqipërinë pa shqiptarë.

Të mbledhur sot në Tiranë, nga të katër anët e vendit, nga të katër anët e dheut, diaspora dhe kudo që janë shqiptarët.

Një përshëndetje të përzemërt vëllazërore për të gjithë ju.

Të dashur miq, plot dhimbje e sakrifica të pamerituara kanë qenë për opozitën dhe Shqipërinë 11 vitet e fundit të Rilindjes së Edi Ramës.

Asnjë shqiptar përveç hajdutëve dhe trafikantëve të Rilindjes, nuk ka shpëtuar pa marrë plagë në shpirt dhe mendje nga dekada e Edi Ramës, dekada e zbrazjes së Shqipërisë.

Këto plagë do mbeten përjetë shenja mbi ata që i pësuan.

Për shumë familje, kjo plagë ka qenë një familjar që sot do ishte gjallë nëse korrupsioni i Rilindjes nuk do kishte përlarë ilaçet e tyre.

Kjo plagë do dëmtojë shëndetin e 47 përqind të fëmijëve shqiptarë që janë të kequshqyer, më keq se ata të Ruandës.

Kjo plagë do dëmtojë 15-vjeçarët që sipas PISA-s, kanë zbritur në fund të botës për mendimin e tyre krijues.

Kjo plagë ishte një pronë e grabitur, linçim politik nga puna, një fermë apo biznes i falimentuar, ku kishin investuar mundin dhe djersën e gjithë jetës së tyre.

Është ajo plagë që kanë të rinjtë, që me gjithë sakrificat e tyre, nuk mund të sigurojnë as edhe një garsionerë për të filluar jetën e tyre.

Kjo plagë është sa deti për Shqipërinë që sheh veten të boshatisur në 8 vite nga mbi 1 milion bij dhe bija të saj.

Ky dërrmim u ka vrarë shpresën, u ka shuar çdo ëndërr për Shqipërinë dhe me të drejtë, si mund të kultivohet shpresa kur nuk siguron dot ilaçet për të shpëtuar fëmijët apo prindin e sëmurë.

Kur të duhen 109 vite për të blerë në Tiranë një apartament.

Kur nuk siguron dot 3 vakte ushqimi për fëmijën tënd.

Prandaj shpëtimi i vetëm mbetet largimi masiv nga Shqipëria.

Por siç thotë populli ynë, e keqja nuk ka fund.

Shqipërisë i kanoset një kërcënim akoma më ekzistencial, sepse 83 përqind e shqiptarëve që kanë mbetur, duan të ikin.

Pra, gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale.

Miqtë e mi, spastrimi etnik i butë i Shqipërisë po ndodh, sepse Edi Rama vendosi në Shqipëri kushtet e llogaritshme për dëbimin e butë masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Çdo shqiptar duhet të pranojmë se vjedhjet, taksat e larta, shndërrimi i votës në krim dhe krimit në votë, shkatërrimi i institucione, kapja e drejtësisë, lufta ndaj opozitës së vërtetë, nuk kanë qene keqqeverisje. Nuk kanë qenë as rastësi, ato kanë qenë kushte të kalkuluar për nxirjen e jetës së shqiptarëve.

Rama përballë skandaleve nuk mban asnjë përgjegjësi. Nuk shfaq asnjë pendesë apo shenjë dhembshurie, sepse Edi Rama gjithçka për të e kishte pjesë të agjendës së vetë që nisi sapo mori pushtetin. Rama, ku antishqiptar e do Shqipërinë pa shqiptarë dhe nëse ka sot ndonjë shqiptar që mashtrohet nga rilindja, unë i bëj atij një ftesë, mos dëgjoni denoncimet e Sali Berishës, as ato të mediave ndërkombëtare, por ju ftoj të dëgjoni ndërgjegjen tuaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy