Sondazhet në Greqi, kryeson Demokracia e Re

Sondazhet në Greqi, kryeson Demokracia e Re

Partia Demokracia e Re konservatore e Greqisë udhëheq me 9 për qind pikë ndaj partisë qeverisëse të së majtës Syriza, pak kohë përpara zgjedhjeve të parakohshme më 7 korrik, sipas një sondazhi të publikuar të shtunën.

Kyriakos Mitsotakis i Demokracisë së Re përgatitet për të fituar 38.5% të votave, ndërsa Syriza 29.5%, tregon sondazhi Metron Analysis i gazetës javore “To Vima”.

Mitsotakis, 51-vjeçar pinjoll i një familjeje të pushtetshme politikanësh, mori një fitore prej 10 pikësh mbi Syriza në votimin e fundit të Parlamentit Europian, duke bërë që kryeministri Alexis Tsipras të thërriste votimin e parakohshëm. Afati katërvjeçar i Tsipras duhej të përfundonte në shtator.

Lëvizja për Ndryshim, një aleancë politike e formuar nga partia Socialiste PASOK dhe Lëvizja e Socialistëve Demokratë e ish-kryeministrit Jorgos Papandreu renditet në vend të tretë me 8% të votive. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy