Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar në Këshillin Politik mes PD, PS dhe LSI me 99 vota pro në seancën e sotme plenare.
Gjashtë deputetë kanë votuar kundër marrëveshjes, ndërsa 4 ishin abstenim.
Deputetët që votuan kundër janë: Halit Valteri, Adriatik Alimadhi, Hakil Jakimi, Myslim Murrizi, Korab Lita dhe Ylli Shehu.
Marrëveshja e 5 qershorit janë ndryshimet në kodin zgjedhor nga amandamentet e dakordësuara pikërisht nga puna disa mujore në Këshillin Politik mes PS, opozitës paralamentare dhe PD-LSI jashtë parlamentit. Ajo u arrit falë edhe ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve.
Por Kuvendi ka para tashmë një tjetër marrëveshje, atë PS opozitë parlamentare për Listat e Hapura, ndalimin e koalicioneve si dhe pragun e ri zgjedhor.
Ajo do të votohet më 30 korrik teksa mazhoranca siguron se ajo do të miratohet ashtu siç u miratua dhe marrëveshja e 5 qershorit sot.
14:46h Rama largohet nga salla, Murrizi: Iku të shtypë butonin për Lulin...(të qeshura në Kuvend)
Edi Rama, referuar votimit të paktit të 5 Qershorit tha sot në Kuvend se butonin do ta shtypë për Lulzim Bashën. Pas tij fjalën e mori kryetari i grupit Demokrat Murrizi, i cili pas ironisë, tha se nuk e voton. "E vetmja deklaratë e sinqertë e juaja këtu është se sot keni shtypur butonin për Lulin. Ku është? (Rama ikën nga salla) Ka shkuar të shtypë butonin më duket (të qeshura në sallë). 97 vota nga dy anët janë pro marrëveshjes së 5 qershorit. Unë kam votuar kundër se nuk ngatërroj kodin zgjedhor me 5 qershorin. Kodi zgjedhor duhet të kishte brenda rekomandimet e OSBE-së, sepse ju kanë etiketuar si hajdutë votash ju tre që bëtë marrëveshjen e 5 qershorit. 5 qershorin ta gëzoni dhe mirë do të ishte ta quani marrëveshjen e 1 qershorit, se ngjani me ata që kanë festën në 1 qershor. Besoj se diga do të çahet në 30 qershor nga votat e 94 deputetëve këtu për hapjen e listave.
11:12h Dhimitri akuza Shahinit: UT është në kaos, keni prishur garën, Ministrja: Zgjedhjet do bëhen
Deputetja Fatjona Dhimitri gjatë interpelancës me ministren e arsimit Besa Shahini në Kuvend, ka theksuar se vendimi i Shahinit është i paligjshëm, ka prishur garën dhe kanë future në kaos botën universitare.
“A jeni në dijeni që UT është në kaos prej vendimeve të paligjshme. Çfarë keni bërë si institucion competent. A jeni në dijeni se Universiteti Politeknik nga 29 qershori ka kaluar çdogjë onlinë për shkak të një studenteje me COVID-19. A jeni në dijeni që në Shkodër ka filluar procedura zgjedhore në mënyrë të paligjshme.A janë kryer verifikimet e kandidatëve? A ka pasur raste kur kandidatët janë larguar nga gara”?
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar në parlament se zgjedhjet në Universitete janë kërkuar nga vetë Rektorët e Universiteteve.
Ajo tha se në fund të qershorit 11 nga 12 rektorët e Shqipërisë kërkuan zgjedhje sa më shpejt. Më tej shton se vetëm rektori i UT Mynyr Koni nuk ka qenë pjesë e rektorëve që kërkuan zgjedhje.
“Zgjedhjet në UT janë plan i ri zhvillimor. Ngjarjet e zgjedhjeve në universitete janë të qeta, nuk përfshinë debate mes institucioneve.
Mënyra si funksionon që rektorët kërkojnë datë për zgjedhjet para skadimit të mandatit. Në janar 2020 rektorët kërkuan datë për muajin maj kur skadonte mandate. Jemi të gatshëm të subvencionojmë universitetet për mjetet anti- plagjiaturë por vetëm të pastrohet arsimi i lartë në kërkimet shkencore të reme studimet e rreme.
Për shkak të pandemisë me kërkesë të strukturave të institucioneve të lartë u shty dy herë data e zgjedhjeve. Kërkuam nga institucionet e arsimit të lartë të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet. Paralelisht kërkuam kthimin e studentëve në auditore. Qindra mesazhe më erdhën mua pasi kishi nevojë për këtë kthim.
Në fund të qershorit 11 nga 12 rektorët e Shqipërisë kërkuan zgjedhje sa më shpejt. Pasi me kthimin e pandemisë në shtator mund të shtyjnë zgjedhjet pafundësisht. Kufizimet janë hequr, studentët dhe pedagogët janë të ftuar të Vetëm rektori i UT nuk ka qenë pjesë e rektorëve që kërkuan për zgjedhje. Por s’mund të injorojmë 11 rektorët e tjerë”, tha Shahini.
Kurse deputetja Fatjona Dhimitri i drejtohet duke thënë se Shahini ka shkelur urdhrin e Ministrisë së Arsimit kundër përhapjes së pandemisë.

10:36h-Seanca e Kuvendit/ Gjuzi debat me Ruçin: Mos kujtoni se s’jemi gati për sherre
Deputeti Kujtim Gjuzi është përplasur sot me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjuzi në fjalën e tij ka ngritur disa shqetësime, duke thënë se Taulant Balla nuk ulet në takim me krerët e partive opozitare që janë në Kuvend. Deputeti Gjuzi ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tetë partive të vogla, atëherë edhe ai do “bëhet gati për sherr”.
Ruçi në fjalën e tij, sqaroi deputetin se nuk është në kompetencë të tij të organizoj takime dhe i ka kërkuar Gjuzit që të ulet. Por deputeti nuk është ulur dhe këtu ka nisur një debat dhe kërcënim se do e nxirrta nga salla.
“Ne kërkojmë të flasim këtu. Kemi dy ditë që kemi lënë takim së bashku, ok po hapim rrugë se Kvuendi është më i rëndësishëm, por në fakt ligji për partitë politike bëhet. Nuk kam kundërshtim z. Balla që të takoni grupet parlamentare, por këtu kemi shkelje të procedurave dhe një ngecje. Çfarë doni me bë? Nëse doni sherr e probleme, mos kujtoni se s’jemi gati për sherre, por ne duam ta sjellim situatën në normale. Nëse këtu një deputet ja jep mendja të futet me c’të dojë brenda, futet, se është futur këtu me çdo gjë. Kështu që z.Balla nuk mund t’i anashkaloni 8 partitë politike, ke dhënë fjalën".
09:12h-Sot mblidhet kuvendi, pritet votimi i marrëveshjes së 5 qershorit
Një seancë e rëndësishme pritet të zhvillohet sot në Kuvendin e Shqipërisë ku në rend dite është futur votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes së arritur fillimisht mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare. Seanca e sotme do të ketë një vëmendje shumë të veçantë, pasi pritet që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes që u arrit në Këshillin Politik mes maxhorancës dhe opozitës së bashkuar.
PS-ja është shprehur në bllok për ta miratuar këtë pakt, ndërsa nga radhët e opozitës parlamentare ka pasur përçarje, pasi jo të gjithë janë shprehur për votën pro për këto ndryshime, pasi aty nuk parashikohet hapja e listave.
Kuvendi zhvillon sot poashtu një interpelancë urgjente me ministren për Arsimin, Rininë dhe Sportet, Besa Shahini kërkuar nga një grup deputetësh.
Gjithashtu Kuvendi do të zhvillojë edhe një interpelancë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme kërkuar nga deputeti Kostaq Papa.
Në Kuvend sot do të shqyrtohet edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për 2019
Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Ministrave për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2019.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave për vitin 2019.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.
Sot do të shqyrtohet edhe Akti Normativ “Për një shtesë në aktin normativ, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”.
Kuvendi do të shqyrtojë sot edhe projektligjin “Kodi ajror”.
Në Kuvend do të shqyrtohet edhe Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit” të ndryshuar”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (faza 4, 2019-2023).
Gjithashtu do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar””.
Gjithashtu sot do të shqyrtohet edhe Dekreti “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 74/2020 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar”.
Përveç kësaj, në Kuvend pritet të miratohet edhe dekreti i Presidentit Meta për kthimin e ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar”. Po ashtu, në seancën e sotme plenare do të jenë në interpelanca ministrat Gent Cakaj dhe Besa Shahini.



