Një person është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Plasë të Maliqit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet 45-vjeçari Eduard Çarçani është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese.
Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës që nuk ishte e tij, duke kaluar nga muri por bluza i ka ngecur në kangjellat dhe për pasojë, ka ndërruar jetë.
Gjithashtu dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet lidhur me rastin.
Fqinjët thonë se jetonte më shumë në Itali me të ëmën dhe motrën, kishte problemet e tij pasi pinte shumë.
Te shtëpia ku u gjet i varur nuk jeton njeri, është e pabanuar, e mirëmban kunati i të zotit. Eduardi djalë i mirë i përsosur, hallet i di vetë ai, ne nuk dimë gjë. Kishte nënën këtu, qëndroi ca kohë dhe iku në Itali. Nuk punonte, pinte vetëm raki.



