
“Divani Lunxhot”, një festival shumëplanësh i traditës së zonës së Lunxhërisë, edhe këtë vit mblodhi 11 grupe folklorike nga Shqipëria e Greqia. Në këtë festival u përcollën traditat e folkut shqiptar dhe jo vetëm, pa lënë pas dhe veshjet popullore nga zonat e ndryshme. Për organizatorin Koço Vasili, ky aktivitet synon mbajtjen gjallë të traditës dhe kulturës vendase. Baladat legjendare dhe temat sociale si ajo e emigrimit të të rinjve u rikthyen në festival nëpërmjet këngës. Këtë tematikë zgjodhën dhe grupi polifonik “Bijtë e Tepelenës”.



