
Epidemiologu Taulant Muka, më një karrierë shkencore në fushën e mjekësisë, i ftuar në emisionin “Bilardo” në MCN tv, foli për jetën dhe veprimtarinë e tij shkencore që ndan mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Të jetuarit jashtë sipas tij, nuk të bën të suksesshëm dhe kjo për faktin se si shoqëri vuajmë nga komplekset e inferioritetit.
Unë jetoj ne Zvicër, sepse vij shpesh në Shqipëri, pavarësisht se jam 12 vite atje, qe ne largimet mia vija shpesh, dhe s’jam ndarë as nga jeta publike këtu.
Si shoqëri e kemi problemin e inferioritetit. Që do të thotë që ne e gjejmë vetëbesimin tonë ose validimin te fakti që ne jetojmë jashtë, po jetuam jashtë ne jemi të suksesshëm, si tip statusi.
Ndërkohë që kur jetojmë aty, të gjithë qajmë hallet, nuk kemi një person të bëjmë një muhabet. A
po je i vetmuar në aspektin që do fillosh nga e para, të njohësh njerëz, të hapësh dyert e punë, të krijosh rrethi tënd personal, etj, dhe për më tepër në këto shoqëri, nga ana e punës, ti ngelesh një person që je i fundit për nga prioriteti.



