“Shpresa është zgjuar”, dhjetëra mijëra serbë në rrugët e Novi Sadit

“Shpresa është zgjuar”, dhjetëra mijëra serbë në rrugët e Novi Sadit

Studentët serbë mbajtën një tjetër protestë masive dhe bllokuan urat mbi lumin Danub në qytetin verior të Novi Sadit të shtunën. Dhjetëra mijëra u mblodhën në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj udhëheqjes populiste të vendit dhe për të bërë thirrje për ndryshim. Protesta e së shtunës shënoi tremujorin e shembjes së çatisë së stacionit kryesor hekurudhor të Novi Sadit u shemb, duke vrarë 15 njerëz. Ishte kjo ngjarje aksidentale që gjeneroi një lëvizje të gjerë kundër korrupsionit dhe protesta të udhëhequra nga studentët.

Shumë në Serbi besojnë se kjo ngjarje erdhi për shkak të korrupsionit të qeverisë në një projekt të madh infrastrukturor me kompani shtetërore kineze. Kundërshtarët e presidentit Vuçiç besojnë se korrupsioni u bë shkak për punën e ngadaltë gjatë rindërtimit të stacionit të trenit në Novi Sad, mbikëqyrjen e dobët dhe mosrespektimin e rregulloreve ekzistuese të sigurisë. E gjithë kjo i shërbeu shpërthimit të një pakënaqësie akoma më të gjerë për sundimin e ligjit në Serbi.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Novi Sad për bllokadat që kanë marrë emrin "Tre muaj - Tre ura". Me fillimin e bllokadave, ura të tëra dhe rrugë rreth tyre u mbushën me njerëz, ndërsa shumë të tjerë qëndruan në brigjet e lumenjve poshtë tyre. Organizatorëve të protestës iu desh të caktonin njerëz që kontrollonin numrin e individëve mbi ura, në mënyrë që të shmangeshin tragjedi të tjera.

“Pas një kohe të gjatë ne mund të ndjejmë energji pozitive në ajër, në rrugë, në mesin e njerëzve”, tha Slavica Nikolic, një banore.

“Kur flas me njerëzit, më duket sikur shpresa është zgjuar”, tha ajo. "Ne i mbajmë mend mirë disa kohë më të shëmtuara. Kjo është më në fund një lloj shprese e re, se diçka e mirë do të ndodhë në këtë vend."

Studentët kanë marrë një rol udhëheqës në protestat që janë shndërruar në sfidën më serioze në vite për liderin e fuqishëm populist të vendit, presidentin Aleksandar Vuçiç. Vuçiq ka akuzuar studentët dhe protestuesit e tjerë se punojnë për shërbimet e huaja të inteligjencës për ta larguar atë nga pushteti, ndërsa në të njëjtën kohë ofron lëshime dhe përpiqet të bëjë marrëveshje.

“Sot ne ofrojmë bisedime dhe dialog”, tha Vuçiq të shtunën. “Në momentin që dikush mendon se do të përdorë dhunën për të marrë pushtetin, shteti do të veprojë si shtet, si kudo në botë”.

Demonstratat e vazhdueshme detyruan dorëheqjen e kryeministrit Milos Vuçeviç në fillim të kësaj jave dhe lëshime të ndryshme nga qeveria populiste, ndërsa ajo kërkon të shuajë rezistencën në rritje.

Mijëra njerëz dolën të premten në mbrëmje për të mirëpritur qindra studentë nga Beogradi që kishin ecur për dy ditë për t'iu bashkuar bllokadave të urave.

Përveç Novi Sadit dhe Beogradit, protesta të përditshme dhe bllokada të trafikut janë mbajtur në të gjithë Serbinë. Shpesh ato janë shoqëruar me incidente. Një i tillë ndodhi në Beograd të premten, ku mbetën të plagosura dy gra.

Gjatë rrugës në udhëtimin e tyre prej 80 kilometrash (50 milje) për në Novi Sad të enjten dhe të premten, studentët nga Beogradi u përshëndetën nga qytetarët me brohorima dhe bori makinash ose dolën nga shtëpitë e tyre për t’u ofruar ushqim dhe pije. Qindra të tjerë me biçikleta dhe motoçikleta u nisën veçmas drejt Novi Sadit të premten dhe të shtunën, ndërsa shoferët e taksive të Beogradit morën përsipër kthimin e marshuesve në shtëpi të dielën.

/ Zëri i Amerikës /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy