Dosja e “Onkologjikut” në SPAK, Soko: Subjekt i hetimit është bërë ministrja dhe zyrtarë të tjerë (VIDEO)

Dosja e “Onkologjikut” në SPAK, Soko: Subjekt i hetimit është bërë ministrja dhe zyrtarë të tjerë (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se fakti që dosja e “ Onkologjikut” që ka kaluar në SPAK do të thotë se subjekt hetimit është bërë ministrja e Shëndetësisë apo dhe funksionarë të tjerë të lartë.

Sipas Sokos, përfshirja e farmacive në skemën abuzive bëhet me tender, kush ofron më shumë.


 

Drupal Ad

 

 

 

Fakti që ka kaluar në SPAK do të thotë që subjekti i hetimit shkon përtej kompetencës së Prokurorisë së Tiranës. Besoj se subjekti i hetimit do të jetë bërë ministrja apo dhe funksionarë të tjerë të lartë që janë subjekt i SPAK-ut. Kjo është një aferë që nuk do të kuptohej ndryshe nëse nuk do të kishte një mbështetje të niveleve të larta politike.  

Kemi parë vetëm pjesën e ajsbergut që është mbi ujë. Ato mesazhet, papërgjegjshmëria, mungesa e humanizmit e cila për t’u kuptuar thellë duhet gjetur ku e ka rrënjën. Si mund të lejohet që ata të kultivojnë këtë lloj papërgjegjësie. Kjo shkon lart, prandaj SPAK e ka marrë në hetim. Se Prokuroria e Tiranës që ka bërë hetimet ka shkuar deri lart,  i ka dalë në dosje papërgjegjshmëri, mungesë përgjegjësie politike, mungesë përgjegjësie administrimi deri në nivelet e larta.

Gjithë kjo skema që ka përfshirë shumë farmaci. Roli i farmacive në skema të tilla bëhet si tender, kush ofron më shumë. E bëjnë të gjithë farmacitë. Kjo farmacia që është kapur është pikërisht se ka fituar tenderin.

Përgjegjësia kryesore e ministrit është neglizhenca në të gjithë hapësirën e vet të pushtetit që ka për të vënë në punë disa pajisje kryesore për Onkologjikun që ishin blerë, ishin bërë trajnimet dhe nuk vihet pajisja në punë Kjo është përgjegjësi automatikisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy