Publikoi fotot topless të Kate Middleton, 100 mijë euro gjobë për revistën “Closer “

Publikoi fotot topless të Kate Middleton, 100 mijë euro gjobë për revistën “Closer “

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do të dëmshpërblehen me 100 000 euro pasi një revistë franceze publikoi fotot topless të Dukeshës Kate Middleton.

Sipas “BBC”, një gjykatë franceze ka vendosur se imazhet e përdorura nga “Closer” – të shkrepura gjatë kohës që çifti ishte me pushime në Provence 5 vite më parë – përbënin cenim të privatësisë së tyre.

Pallati “Kensington” tha se familja mbretërore e Britanisë ishte e kënaqur me vendimin e gjykatës franceze.

Gjykata po ashtu gjobiti editorin dhe pronarin e revistës “Closer “ me 45 mijë euro, maksimumi i shumës ë lejuar.

Sipas medias britanike, dëmshpërblimi me nga 50 mijë euro për Dukën dhe Dukeshën përbëjnë një shumë të vogël në krahasim me 1.6 milionë eurot që kanë kërkuar avokatët e tyre.

Ky vendim i gjykatës vjen pas gjyqeve kundër 6 personave, përfshirë fotografët dhe ish-editorët e “Closer”, të cilat nisën në muajin Maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy