
Ka lindur edhe foshnja e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga të prekurit e tërmetit në Durrës që po strehohen në Kosovë, raportojnë mediat në Kosovë.
“Ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrësake. Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabile. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren”, shprehet Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.
Ndryshe, një numër i madh i familjeve të prekur nga tërmeti 6.4 ballë që ndodhi në Shqipëri janë strehuar në Kosovë.
Në Prizren si qendër e strehimit është Parku Inovativ i ndërtuar nga një partneritet kosovaro-gjerman, ku po qëndrojnë një numër i madh i të prekurve nga tërmeti.



