‘Autostrada e Paqes’ Kosovë-Serbi, nënshkruhet marrëveshja për financimin e saj

‘Autostrada e Paqes’ Kosovë-Serbi, nënshkruhet marrëveshja për financimin e saj

Një tjetër marrëveshje është nënshkruar sot, e cila pretendohet se do të çojë para marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Bëhet fjalë për letrat e Interesit për të ndihmuar financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”, e cila është njëra ndër pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Shtëpi të Bardhë.

Firmën për letrat e ‘Autostradës së Paqes’ e hodhi shefi Ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, por edhe Kimberly Reed, kryetari i Bankës së Eksport-Importit për financimin e projektit që parashihet të lidhë Nishin dhe Prishtinën.

Sipas Boehler, ‘Autostrada e Paqes’, është një projekt-simbol, për erën e re të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

 “Autostrada e Paqes do të drejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal duke lidhur Nishin dhe Prishtinën. Ai do të shërbejë gjithashtu si një simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re, transformuese midis këtyre vendeve fqinje,”- tha Boehler.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy