
Të shtëna me armë zjarri te Gjykata e Apelit.
Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë në sallën e gjyqit. Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak minuta pas sulmit.
Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.
Ky i fundit është identifikuar si Elvis Shkëmbi.
Mësohet se gjyqtari Kalaja kishte në dorë një çështje pronësie, ku ishte i përfshirë autori.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, Ervis dhe Rakip Kurtaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy të plagosurit mësohet se janë palë kundërshtare në proces.
Kush është Astrit Kalaja
Kalaja është emëruar gjyqtar në vitin 1993.
Ai ka shërbyer edhe si zv.kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, gjyqtar pranë kësaj gjykate dhe gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kalaja është konfirmuar në detyrë në vitin 2019, pasi kaloi procesin e vetingut.



