
Twitter ka pezulluar përgjithmon llogarinë e Donald Trump, pasi postimet e tij të njëpasnjëshme rrezikojnë të nxisin dhunë të mëtejshme.
Gjuha e përdorur nga Presidenti në ikje, në postimet e tij në Twitter, ka bërë që deklaratat, të cilat lidhen me refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve 3 nëntorit të fshihen menjëherë, pasi konisderohen se nxisin dhunë.
Ky vendim sjellë një reagim të menjëhershëm nga disa prej mbështetësve e tij.
Djali i Donald Trump, e ka konsideruar Twitter si një “teknologji të madhe të vdekur”që sipas tij cënon fjalën e lirë.
Senatori republikan Rick Scott e ka quajtur “turp”këtë veprim.
“Twitter pezulloi Presidentin Trump por lejon kinezët të mburren me gjenocidin dhe Ajatollahu të flasë për mundësinë e fshirjes së Izraelit nga harta" është shprehur ai.
Edhe Nikki Haley, ish ambasadori i KB, dhe aspirues republikan për në Shtëpinë e Bardhë, ka reaguar ashpër mbi bllokimin e llogarisë së Trump nga Twitter. Ai e ka konsideruar si një veprim jo demokratik që nuk mund të ndodh kurrësesi në SHBA.
"Heshtja e njerëzve, për të mos përmendur presidentin amerikan, është ajo që ndodh në Kinë, jo në vendin tonë" është shprehur ai.
I ekspozuar ndaj kritikave të dhunshme, Twitter ka vendosur të veprojë për të mos inkurajuar dhunë të mëtejshme. Në një shënim që shoqëroi vendimin për bllokimin e llogarisë së Trump, Twitter ka shpjeguar se "planet për protesta të armatosura në të ardhmen tashmë kanë filluar të përhapen në Twitter, duke përfshirë një sulm të dytë të propozuar ndaj Kongresit në 17 Janar".




