Izraeli akuzon Hezbollahun për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit

Izraeli akuzon Hezbollahun për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz akuzoi të dielën Hezbollahun për mosrespektim të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit dhe paralajmëroi se vendi i tij mund të detyrohet të veprojë.

 

Drupal Ad

Israel Katz tha se luftëtarët e Hezbollahut nuk ishin tërhequr ende në veri të  lumit Litani në Libanin jugor, rreth 30 km nga kufiri izraelit.

“Nëse ky kusht nuk plotësohet, nuk do të ketë marrëveshje dhe Izraeli do të detyrohet të veprojë në mënyrë të njëanshme për të siguruar kthimin e sigurt të veriorëve (të Izraelit) në shtëpitë e tyre ”, tha ai.

Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi më 27 nëntor, dy muaj pas një lufte të hapur mes Izraelit dhe Hezbollahut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy