Kaçuli: Të rinjtë largohen sepse s’ju është krijuar një alternativë. Nuk përballojnë dot kostot e jetesës 

Kaçuli: Të rinjtë largohen sepse s’ju është krijuar një alternativë. Nuk përballojnë dot kostot e jetesës 

Dorilda Kaçuli, trajnere për "Political Skills", duke folur në “Mcn Informacion” tha që të rinjtë largohen nga Shqipëria sepse nuk ju është krijuar një alternativë.

Ajo vë në dukje faktin që paga minimale është më e ulëta në rajon dhe të rinjtë nuk përballojnë dot kostot e jetesës. 

E para, degët kryesore që kërkojnë sot të rinjtë, janë ato që i lidhin për të shkuar jashtë. Por s’bie dakord plotësisht me diçka tjetër, mendoj që të rinjtë s’largohen vetëm për arsye ekonomike, por s’ka më shpresë për të ndërtuar të ardhmen e tij këtu. Nuk e mendon që në afatgjatë mund të ndërtojë një familje dhe të ketë një standard normal jetese. Qytetet e vogla janë totalisht të braktisur, nuk sheh të rinj. Ne s’u kemi krijuar të rinjve një alternativë reale. Në një orë largohen 4 shqiptarë çdo ditë. Sipas Eurostat, paga minimale në Shqipëri vazhdon të jetë më e ulëta në rajon dhe 83 për qind e të rinjve mendojnë që kjo pagë e ulët është një arsye pse s’mund të nisin një punësim. Raporti i European Training tregon se 48 për qind e të rinjve s’bëjnë punën që duan.  Pse nuk bëhet atraktiv fshati dhe bujqësia, për t’u dhënë mundësi të rinjve?! Pamë IPARD-in, që përfundoi në korrupsion. Problemi në Shqipëri nuk është a duan apo s’duan të rinjtë të punojnë. Një i ri sot nuk mund të përballojë koston e jetesës. Sot është e pamundur të blesh një shtëpi, por s’mund të përballosh asnjë qira. Asnjë i ri nuk largohet se dëshiron të largohet. Është i mirëshkolluar dhe shkon punon çdo lloj pune”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy