Pse u vra djali i Gaddafit?/ Gjinishi: Autorët nuk do të gjenden kurrë, ishte pengesë për ndërtimin e Libisë së re

Pse u vra djali i Gaddafit?/ Gjinishi: Autorët nuk do të gjenden kurrë, ishte pengesë për ndërtimin e Libisë së re

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Muammar Gaddafi, raportohet se është vrarë pas përleshjeve të armatosura në zonën e Zintanit. Ngjarja ka rikthyer vëmendjen mbi figurën e tij dhe rolin që ai luante në peizazhin politik të Libisë.

Teologu Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, analizoi shkaqet dhe rrethanat që mund të kenë çuar në eliminimin e 53-vjeçarit, duke theksuar se autorët e vrasjes me shumë gjasë nuk do të identifikohen kurrë.

Autoritetet e prokurorisë ende nuk kanë arritur të identifikojnë autorët, dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me profilin kompleks të Saif al-Islam Gaddafit, si një figurë politike e ndërlikuar dhe e diskutueshme.

Mënyra se si është kryer vrasja ngre pikëpyetje serioze mbi nivelin e organizimit të atentatit.

Fikja e kamerave të sigurisë dhe e sistemit të alarmit tregon përdorim teknologjie dhe një planifikim të sofistikuar. Nuk kemi të bëjmë me një vrasje banale mes grupeve rivale. 

Pavarësisht se kush e ka kryer aktin, Saif al-Islam Gaddafi ishte një pengesë reale për ndërtimin e Libisë së re, pasi përfaqësonte një pol të rëndësishëm politik dhe simbolik, të lidhur me regjimin e vjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy