Iu gjet drogë, godet punonjësen e policisë. Pranga të riut në Tiranë

Iu gjet drogë, godet punonjësen e policisë. Pranga të riut në Tiranë

Një 23-vjeçar u arrestua nga policia e kryeqytetit për posedim të lëndëve narkotike dhe dhe kundërshtim të një punonjëseje policie.

 M.A, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare, u vu në pranga nga efektivët e komisariatit nr. 1 pasi në rrugën “Njazi Frakulla‘’, gjatë një kontrolli iu gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grusht punonjësen e Patrullës së Përgjithshme, të Komisariatit të Policisë Nr.1, shtetasen A. M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 14.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy