Policia e Shtetit ka njoftuar masa për menaxhimin e trafikut, duke vendosur bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore përr shkak të koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet sot në Tiranë.
Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin "Casa Italia" – rruga "Pavarësia" – rruga "Sokrat Miho".
Po gjatë këtij intervali kohor, do të ketë kufizime edhe në segmentin rruga "Sokrat Miho" – rruga "Kasem Shima" – rruga "7 Nëntori", i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Ndërkohë, në aksin nga Ura e Institutit deri te "Casa Italia", mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.
Policia bën me dije se gjatë orareve të kufizimit, akses në zonat e bllokuara do të kenë vetëm mjetet e emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.



