Victoria Beckham shkruan një letër për veten e saj në të ardhmen

Victoria Beckham shkruan një letër për veten e saj në të ardhmen

*Victoria Beckham publikon në ‘British Vogue’ një letër drejtuar vetes së saj në të ardhmen.

E dashur Victoria e ardhshme,

Vite më parë, ti i shkrove një letër vetes tënde 18-vjeçare. Ndërsa është një vit i ri, doja të merrja një moment për të reflektuar dhe për të shkruar një letër drejtuar vetes timë më të vjetër dhe të zgjuar.

2020 dhe 2021 janë në një të kaluar të largët, por ke marrë me vete mësimet e asaj kohe. Shpresoj se po e lexon këtë në një plazh, e rrethuar nga të gjithë njerëzit që do! Jepuni atyre përqafime për mua (prit pak, a jam unë më e shkurtra në familje tani?!). Ke përjtuar më shumë kohë e bashkur me familjen sesa e imagjinoje dhe është diçka që pa dyshim do ta vlerësosh.

Ndërtimi i një biznesi mode dhe bukurie kërkon pasion, këmbëngulje, guxim; nuk është për zemrat e dobëta. Ndërtimi i një të tillë në një pandemi ishte gati e pamundur ... por unë të njoh, dhe do ta përdorësh këtë përvojë për t’u rritur dhe zgjeruar. Realiteti i të qenit një nënë, një grua, një shoqe dhe një biznesmene krijon një process ‘shtyj-tërhiq’ të vazhdueshëm në jetë. Por ti mendon gjëra të mëdha, e do ngutjen dhe nuk pranon kurrë ‘jo’ si përgjigje. Gjithmonë mban mend mantrën tënde: "Puno shumë dhe ji e sjellshme". E ke ende të qëndisur këtë në një jastëk?

Mos harro vite më parë, duke parë mikun tënd të dashur Elton John në skenë në Las Vegas. Ai interpretoi "Tiny Dancer", sikur të ishte hera e parë, dhe ti e kuptove që kjo ishte si oksigjeni për të. Ishte një moment që ndryshoi jetën - ndërsa këndimi dhe vallëzimi ishte argëtuese për ty, nuk ishte pasioni yt. Atë ditë, fillove përpjekjen tënde për të zbuluar ëndrrat e tua. Ishte koha të largoheshe nga të qenit një ‘Spice Girl’. Për herë të parë, po guxonit vetë dhe ishte e tmerrshme. Ishte e frikshme të mbyllje një kapitull që të përcaktonte. E di që ju je ende duke rikrijuar veten, duke marrë sfida të reja dhe duke injoruar kritikuesit. Gjithmonë shikon përtej mençurisë tradicionale për të hapur rrugën. Fillimisht, këtë pasion e gjete në modë, dhe së fundmi, në bukuri. Çfarë vjen më pas? Mezi pres që ta mësoj.

Meqë ra fjala tek bukuria, i mban mend këshillat që ke praktikuar gjatë izolimit?

Ke thënë ‘të shkojë në djallë’ dhe vishje një fustan fantastic dhe bënit një grim të rëndë. Gjithmonë të pëlqente të befasoje njerëzit - veçanërisht David-in. Ruajtja e asaj mistike është gjithmonë e dobishme pas gati 22 vitesh martesë. (Cilin përvjetor po feston tani?)

Shpresoj që lëkura jote të jetë duke të falënderuar për shishet serumet që kam përdorur pa kursim ... dhe që të kesh fituar disa linja të të qeshurave gjatë rrugës. Një shkëlqim i shëndetshëm ka qenë gjithmonë paraqitja jote ideale. Dhe unë vendos krem me mbrojtje nga dielli çdo ditë për ty, faleminderit!

Si një biznesmene, je e vetëdijshme për skeptikët - por komuniteti i ka pranuar produktet e pastra, me performancë të lartë që kemi krijuar. Kjo është pjesa më e mirë e asaj që bëjmë, arsyeja prapa çdo produkti në koleksion, tani dhe në të ardhmen. Është sigurisht e vërtetë për atë që do të prezantojmë. Është diçka që e kam pasur në kokë që nga dita e parë, dhe më në fund kemi qenë në gjendje ta përmirësojmë. Je ende duke e veshur këtë tani, me siguri.

Vazhdo të bësh manovra. Nuk është kurrë e lehtë, por jashtëzakonisht e dobishme - një privilegj.

Për të ardhmen.

PS: Të lutem më thuaj që je ende duke veshur këpucë me taka.

Përkthyer nga Vogue

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy