Kallëzim penal ndaj menaxherit të “Gulf”? Prokuroria: Nuk kemi asnjë kërkesë nga policia

Kallëzim penal ndaj menaxherit të “Gulf”? Prokuroria: Nuk kemi asnjë kërkesë nga policia

Prokuroria nuk ka marrë nga Policia e Shtetit asnjë kërkesë për hetim në lidhje me mbylljen e menjëhershme të kompanisë së karburanteve“Gulf”. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Tema TV se deri në mesditën e ditës së sotme, policia nuk ka çuar në organin e akuzës asnjë kërkesë për hapje hetimi në lidhje me falimentimin dhe mbylljen e pikave të tregtimit të karburanteve “Gulf”, të cilat lanë pas detyrime të pashlyera kundrejt klientëve.

Dy ditë më parë (21 prill), në faqen e Policisë së Shtetit u njoftua zyrtarisht se ndaj menaxherit të kompanisë, shtetasit Albano Aliko, ka kallëzim penal në prokurori që në datën 19 prill. Por të pyetur nga Tema TV në datat 19 dhe 20 prill dy përgjegjësit për shtypin në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, deklaruan se nuk ishin në dijeni të faktit nëse personi në fjalë ka qenë subjekt kallëzimi.

Njoftimi për nisjen e kallëzimit penal ndaj Albano Alikos u publikua në faqen e Policisë së Shtetit të shtunën më 21 prill. Por siç konfirmohet për Tema TV, kjo kërkesë në organin e akuzës nuk ka mbërritur ende.

Lajmi për falimentimin e kompanisë u pasua me shqetësim te klientët pasi shumë prej tyre kishin parapaguar për tollonat, por gjetën të mbyllura të gjitha dyert e kompanisë. Po ashtu, prej ditësh nuk është e qartë se cilët janë hapat që po ndërmerren nga autoritetet shtetërore në lidhje me këtë çështje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy