Papa: Të anulohet borxhi i vendeve të varfra

Papa: Të anulohet borxhi i vendeve të varfra

Për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19, Papa Françesku përsëriti thirrjen për anulimin e borxhit që kanë vendet e varfra.

Papa tha se për shkak të pandemisë është koha për “drejtësi rikuperuese”.

Papa po përgatitet për një audiencë me prani të publikut që do të mbahet të mërkurën.

Kjo është audienca e parë e tillë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në Itali, gjashtë muaj më parë, raporton AFP.

“Unë përsëris thirrjen time për anulimin e borxhit të vendeve më të rrezikuara, si shenjë e njohjes së ndikimit të rëndë të krizës mjekësore, sociale dhe ekonomike që po përballen këto vende si pasojë e COVID-19”, tha kreu i Kishës Katolike.

Banka Botërore paralajmëroi muajin e kaluar se pandemia mund të ketë çuar deri në 100 milionë njerëz në varfëri ekstreme.

Ekonomitë e zhvilluara tashmë janë zotuar të pezullojnë deri në fund të vitit pagesat e borxhit të vendeve më të varfra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy