Më shumë femra në misionet paqeruajtëse, OKB miraton rezolutën

Më shumë femra në misionet paqeruajtëse, OKB miraton rezolutën

Këshilli i Sigurimit miratoi sot një rezolutë që u bën thirrje anëtarëve të Kombeve të Bashkuara të rritin numrin e grave paqeruajtëse, një lëvizje që diplomatët e shohin si një mënyrë për të përmirësuar efektivitetin dhe besueshmërinë e misioneve.

Propozimi i paraqitur nga Indonezia, një anëtar jo i përhershëm i këshillit, u bëri thirrje "Shteteve Anëtare, Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave rajonale të forcojnë përpjekjet e tyre kolektive për të promovuar pjesëmarrjen e plotë, efektive dhe kuptimplote të grave me uniformë dhe civile në operacionet paqeruajtëse".

Rezoluta specifikon se kjo përpjekje duhet të çojë në përfshirjen e grave "në të gjitha nivelet dhe në të gjitha pozitat, përfshirë edhe pozicione të larta drejtuese".

Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara ftohen të zhvillojnë "strategji dhe masa për të rritur numrin e femrave me uniformë në operacione paqeruajtëse" përmes fushatave informuese, trajnimit dhe identifikimit të pengesave për rekrutimin dhe promovimin e grave paqeruajtëse.

"Prania e grave dhe ekuilibrimi mes numrit të burrave dhe grave paqeruajtës kontribuojnë, ndër të tjera, në një besueshmëri më të madhe të misioneve në mesin e popullatës", tha rezoluta.

Nga 13 misione paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në të gjithë botën, gratë përbëjnë rreth gjashtë për qind të 95 000 trupave ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy