Çani: S’kam pasur ofertë për tu bërë ministër, Rama duhet të shpallet mbret

Çani: S’kam pasur ofertë për tu bërë ministër, Rama duhet të shpallet mbret

Arjan Çani i ftuar në ‘Të Paekspozuarit’ ka treguar se do të ishte bërë ministër nëse do ta kishte marrë një ofertë të tillë, por ndoshta kjo s’ka ardhur edhe për faktin se ai koston shumë dhe nuk është si ata persona që paguan për post.

Ndërsa lidhur me Ramën ai shprehet se mendon se do të ishte më mirë të shpallej mbret dhe të mos mërej më me Metën dhe Berishën.

S’jam bërë ministër se nuk më ka bërë asnjë ofertë askush. E dyta koston shumë. Unë dua të më japin të bëhem duan të më paguajnë shumë që të bëhem sepse unë nuk paguaj të bëhem. Duhet të kemi pak më shumë respekt për këta personazhe. Mendoj se Rama pse duhet të lodhet akoma kaq shumë me Berishën dhe Metën sepse ai i ka të gjitha mundësitë për ti hyrë projektit për ta kthyer vendin në monarki. Ky vend me këtë shoqëri dhe nivel nuk do ishte keq të ishte njëlloj historie si këto principatash, të bëhet njëlloj Dubai. Pra Rama boll u lodh me këta por duhet të shpallet mbret. Dhe unë në thelb e di që ai ka qejf, e do këtë gjë sepse ai mendon se ka ide brilante. Këta njerëz nuk kanë nevojë për opozitarë. Ideja është që ky vend do zhvilluar sa më shpejt që njerëzit të jetojnë më mirë.

Më tej ai ka folur dhe gabimet më të mëdha të Ramës, ku është ndalur veçanërisht tek sjellja e tij jo e mirë në publik.

Shiko ja kam thënë dhe në sy atij. Me mua është sjell në mënyrë korrekte, më vonë kam kuptuar pjesën e tij jo se e paragjykoj se ai sot është kryeministër në saj të punës së vet, por për mua Edi Rama që ende se kam kuptuar, pse duhet të jetë arrogant, bullist në marrëdhënie me gazetarët dhe njerëz të tjerë sepse nuk i mungon asgjë. Këtë se kam kuptuar asnjëherë. Po ta kishim këtu Ramën këtë do i pyesja, për çfarë të nevojitet sepse për mua gabimi më i madh i tij është sjellja në publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy