Një përplasje është shënuar sot mes një grupi tregtarësh dhe policisë. Uniformat blu kanë kërkuar largimin e tregtarëve të tregut të veshjeve të përdorura pranë spitalit numër 5, por kanë hasur në rezistencën e tyre. Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm me shembjen e kioskave.
Tregtarët romë thonë se 4 ditë më parë janë vënë në dijeni për zhvendosjen, por nuk janë njoftuar për datën.
Përfaqësuesi i tregtarëve romë, Arben Basri, akuzoi policinë se po kërkonte t’i hiqte nga tregu pa asnjë dokument.
“Policët erdhën pa asjnë lloj dokumenti e na thanë ikni ku të doni. Madje as nuk na kishin lajmëruar më parë për aksionin, erdhën papritur”, tha Basri.



