
Nga Australia në Amerikë, po mbahen shërbesa që shënojnë një nga ditët më të shenjta në kalendarin e krishterë. Më poshtë vijojnë disa nga imazhet më të mira marrë nga e gjithë bota.
Kolombo, Sri Lanka

Fëmijët katolikë të Sri Lankas të veshur si engjëj në kishën e Shën Antonit. Të Dielën e Pashkëve, kisha ishte e para nga tri kishat që u shënjestruan nga bomba vetëvrasëse dhe ku u vranë 54 njerëz ndër mbi 300 të vrarë në të gjithë vendin.
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

Një adhurues ndez një qiri në Katedralen e Shën Jozefit. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një komunitet energjik katolik, me filipinasit që përbëjnë më shumë se 5% të popullsisë.
Hanoi, Vietnam

Një grua vetëfotografohet jashtë Katedrales së Shën Jozefit të shekullit XIX në kryeqytetin e Vietnamit.
Paris, Francë

Peshkopi Philippe Marsset mban meshën e mesnatës në kishën “Saint Germain l'Auxerrois”. Për herë të parë në më shumë se 200 vjet, Mesha e Krishtlindjes nuk u mbajt në katedralen “Notre-Dame” për shkak të zjarrit shkatërrues në prill.
Peshauar, Pakistan

Adhuruesit ndjekin lutjet në Kishën e Katedrales “St Johns” të Peshauar. Të krishterët përbëjnë rreth 1.6% të popullsisë së Pakistanit dhe, si pakicat e tjera fetare në Pakistanin me shumicë myslimane, kanë qenë objektivi i sulmeve të përshkallëzuara vitet e fundit.
Mombasa, Kenia

Mesha e mbajtur në mesnatë në zonën e Fort Jezusit.
Khartoum, Sudan

Mesha e Krishtlindjes festohet në kishën e Katedrales së Shën Mateut në kryeqytetin sudanez.
Betlehem, Territoret Palestineze

Mesha e Mesnatës zhvillohet në qytetin e Bregut Perëndimor, ku sipas Biblës lindi Jezusi.
Vatikani

Në meshën e tij të shtatë të Krishtlindjes, Papa Françesku tha që Zoti i donte të gjithë "madje edhe më të keqin nga ne", një mesazh që ka të ngjarë të interpretohet si një referencë për skandalet e Kishës.
Alepo, Siri

Mesha e mëngjesit të Krishtlindjes mbahet në një kishë ortodokse siriane në Alepo në Sirinë e shkatërruar nga lufta. Komuniteti i krishterë i vendit është një nga më të vjetrit në botë, duke numëruar dy mijëvjeçarë. Shumica dërrmuese i përkasin emërtimeve lindore - Kisha Ortodokse Greke, Kisha Apostolike Armene dhe Kisha Ortodokse Siriane.
Bagdad, Irak

Në Irak, të krishterët marrin pjesë në meshën e Krishtlindjes në kishën anglikane të Shën Gjergjit, ndërkohë që vazhdojnë protestat antiqeveritare, të cilat filluan që në mujin tetor të këtij viti. Sipas një studimi, komuniteti i krishterë në vend ka pësuar një rënie numerike nga rreth 1.5 milionë në vitin 2003 në vetëm 250 mijë.
Sidnej, Australi

Pikërisht në kohën e Krishtlindjes në Sidnej u shfaq një murale kritikuese ndaj kryeministrit Scott Morrison, i cili u nis me pushime në Havai ndërkohë që vendi u përfshi nga zjarre ekstreme. /BBC, përgatiti Erina Çoku/



