Sulm konsullatës gjermane në Afganistan, 6 të vdekur

Sulm konsullatës gjermane në Afganistan, 6 të vdekur

Të paktën gjashtë afganë u vranë dhe më shumë se 120 persona u plagosën dje në mbrëmje vonë, kur një kamikaz sulmoi me një kamion të ngarkuar me eksploziv konsullatën gjermane në qytetin verior afgan të Mazar-e Sharif it, njoftuan zyrtarët.

“Të paktën pesë trupa kanë ardhur në spital deri në orët e para të mëngjesit”, deklaroi drejtori i spitalit më të madh në qytet, Noor Mohammad Faiz.

Sipas policisë, “një sulmues vdiq në shpërthimin para konsullatës”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha se “ i gjithë stafi gjermanë ishte i sigurt dhe i padëmtuar”, pas bombardimeve, duke shtuar se “forcat afgane të sigurisë dhe forcat speciale gjermane kanë zmbrapsur sulmuesit, të cilët ishin të armatosur rëndë”.

Zyrtarët afganë thanë se “kamikazi ka qenë i vetmi sulmues”.

Militantët talebanë kanë marrë përgjegjësinë, duke thënë se “kanë nisur një sulm ndaj të pafeve pushtues, në hakmarrje për civilët e vrarë në sulmet ajrore në veri të Kunduzit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy