Mediat italiane kane publikuar edhe pamje nga operacioni i Policise oer kapjen e 3 shqiptareve te cileve ne nje jaht iu gjeten rreth 4 ton marijuane.
Sipas saj, në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë. F.M, E.V, dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. 3 shtetasit me inicialet e publikuara rezultojnë banues në Durrës dhe Tiranë.
Për shkak të sekretit hetimor, policia rezervohet të japë identitetin e tyre dhe moshën, por Top Channel ka mësuar se 3 personat në fjalë kanë hyrë në territorin malazez ditën e hënë. Pikërisht nga ky shtet dyshohet të jetë nisur edhe mjeti lundrues luksoz, i mbushur me drogë, i cili mendohet të jetë marrë më qira.



