Konventa/ Kryemadhi: Problem në Partinë e Lirisë është konflikti i interesit

Konventa/ Kryemadhi: Problem në Partinë e Lirisë është konflikti i interesit

Duke folur në Konventën e Partisë së Lirisë, deputetja Monika Kryemadhi tha se problemi brenda kësaj force politike është konflikti i interesit dhe jo nepotizmi, për të cilin flet Meta.

Nuk kisha ndërmend të flisja, por derisa isha vendosur në agjendë, vijoj t’i qëndroj fortë dy propozimeve të mia. Së pari, buxhetimi i fushatave të grave kandidate të jetë garanci statutore. Së dyti, konflikti i interesit. Marrëdhëniet e punësimit në Partinë e Lirisë, apo të emërimit në detyrë, nuk mund të lidhen ndërmjet dy individëve me marrëdhënie konflikti interesi.

Që të mos vazhdohet të bëhet propagandë me nepotizmin sepse në një parti politike nuk ka të bëjë nepotizmi, por ka të bëjë meritokracia. Një parti politike vendoset me votë jo me emërim. Në pushtet emëron kryetari apo përfaqësuesi. Megjithatë, unë mendoj se edhe në Partinë e Lirisë ka ardhur koha të shtojmë edhe pikën e konfliktit të interesit, do të thotë që përfitojnë nga njëri tjetri”, tha Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy