Zbulohet shkaku i vënies së një bidoni me lëndë plasëse para një lokali mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Pas ngjarjes së denoncuar sot nga pronarët e lokalit në komisariatin nr 3, policia ka zbuluar se lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur për një borxh prej 300 mijë eurosh. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotmë në rrugën “Hamdi Shijaku”.
Njoftimi i policisë
Më datë 23.10.2016, pas një telefonate në numrin e emergjencave 112, se në rrugën "Hamdi Shijaku", në oborrin e lokal "My House", ku njoftojnë që është konstatuar një shishe plastike me fitil në të. Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 të cilët kanë bërë të mundur vendosjen e perimetrit të sigurisë. Ekspertët xhenier të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës së dyshuar plasëse. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një bidon plasik 0.5 litra, me mbushje të dyshuar amonit si dhe një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 10 cm. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se bar kafe "My House", është në pronësi të shtetasit M. D., pronë të cilën e ka fituar me vendim gjykate, pasi ka qenë në pronësi të shtetasit K. C, i cili i ka marrë hua, shumën prej 300 000 euro dhe nëse shtetasi K. C., nuk do t’i kthente huanë, do t’i jepte këtë pronën shtetasit M. D. Po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.



