Një speciale mbi kriminalizimin e politikës dhe përpjekjet për dekriminalizim në emisionin “Tema e Javës” nga gazetarja Luljeta Progni. Kriminalizimi i politikës është problemi kryesor me të cilin përballet sot Shqipëria. Prezenca e personave me të shkuar kriminale në të gjtiha institucionet nga nivelet më të ulëta të administratës deri në Parlamentin e Shqipërisë, tashmë është fakt. Por cila është origjina e këtij problemi, si u kriminalizua politika dhe cili është roli i krerëve të politikës shqiptare? A mundet kjo klasë politike që e solli krimin në politikë të kryej vetpastrimin?



