Një 3- vjeçar ka humbur jetën tri ditë më parë në pediatrinë e spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa motra e tij 7- vjeç është në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se janë helmuar.
Në një lidhje telefonike me MCN Informacion gazetarja Bendis Druni bënë me diaje se edhe motra e të miturit nga Shkodra është dërguar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar në reanimacionin e QSUT.
Sipas burimeve i mituri ka qenë me virozë e shoqëruar me temperaturë të lartë për 10 ditë duke u trajtuar vetë në shtëpi.
Sipas informacioneve në momentin që fëmija është dërguar në Spitalit Rajonal Shkodër janë ndjekur të gjitha protokollet e nevojshme.
Familjarëve u është kërkuar që fëmija të lihet në observacion por këta të fundit nuk kanë pranuar dhe kanë firmosur për ta nxjerr nga spitali dhe për ta dërguar në shtëpi.
Një ditë më pas prindërit e kanë sjellë sërish fëmijën në gjendje shumë të rëndë dhe është dërguar menjëherë në reanimacion por fatkeqësisht 4 vjeçari ka ndërruar jete.
Ndërsa në gjendje të rëndë është edhe motra e tij 6 vjeçe e cila sapo ka ardhur në spitalin e Shkodrës ajo është nisur menjëherë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.



