Këlliçi: Veliaj, së shpejti do thirret në SPAK për lidhje me Ndraghetta-n përmes ‘Eco Tiranës’

Këlliçi: Veliaj, së shpejti do thirret në SPAK për lidhje me Ndraghetta-n përmes ‘Eco Tiranës’

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paditur sërish në SPAK kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një komunikim me “Të paekspozuarit” në MCN tv, Këlliçi thotë se padia konsiston në një lidhje të mundshme të Veliajt me organizatën Ndrangheta dhe landfillin përmes eco Tiranës.

Sipas tij, Erion Veliaj, së shpejti do thirret në SPAK për lidhje me Ndraghetta-n përmes Eco Tiranës

Atë e kanë thërritur ‘kolegët’ siç i çuan Veliaj, pas denoncimeve të PD për inceneratorin e Tiranës, do thërritet për 5D, edhe për këtë kallëzimin e ri që kam çuar para dy ditësh për Eco Tirana dhe lidhjet e kryetarit të bashkisë Veliaj me Ndraghetta-n italiane do të thirret sepse janë dokumente, fakt dhe prova ët tilla që janë të pamundur mos të thërritet në SPAK në pyetje.

Dokumente, fakte që përbëjnë 174 faqesh, që faktojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Veliaj me biznesin e trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve në landfillimin e Sharrës në Tiranë.

Ky biznes siç faktohet në Vendimin e Asamblesë së AMIA Verona në prill të vitit 2016, ka nisur sapo Veliaj është emëruar Ministër në qeverinë Rama 1. Shtetasi Vladimir Fezga është paguar nga shoqëria AMIA Verona për negociatat e suksesshme me autoritetet shqiptare për periudhën Nëntor 2013 – Nëntor 2016.

E gjithë kjo skemë, është ngritur në dyshimet tona për pastrim parash dhe humbje gjurmësh, pasi kompania ECO Recycling, në momentin që firmoset kontrata konçensionare për 30 vite, nuk duhej të ekzistonte më, pasi procesi i riciklimit ishte eskluzivitet i Inceneratorit Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy