Nga Afganistani në Iran, te komentet mizogjine dhe seksiste në internet, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se ai ishte i tmerruar nga përpjekjet sistematike për të shpërfillur të drejtat e grave.
Gjatë një interviste të dhënë këtë javë për AFP në Gjenevë, Volker Türk tregoi se donte të shkonte në Kabul dhe Teheran për të diskutuar me autoritetet.
Afganistani është më i keqi nga më të këqijtë. Shtypja e grave në këtë mënyrë është e pashembullt .
58-vjeçari austriak,i cili mori detyrën në mes të tetorit, tha se ishte i tmerruar që gati 75 vjet pas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, bota po dëshmon përpjekje për t'i privuar gratë dhe vajzat nga të drejtat e tyre.
Unë jam shumë i shqetësuar për këto hapa prapa dhe përhapjen e ideve retrograde. Ndërsa mizogjinia dhe përpjekjet për të ndalur marshimin drejt barazisë gjinore nuk janë asgjë e re, tani ka një mënyrë më sistematike, më të organizuar për të kundërshtuar të drejtat e grave .



