Rama paralajmëroi kallëzime/ Kikia: Pjesë e komedisë! Ka më shumë ministra për burg se sa kryebashkiakë

Rama paralajmëroi kallëzime/ Kikia: Pjesë e komedisë! Ka më shumë ministra për burg se sa kryebashkiakë

Gazetari Mentor Kikia mendon se negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri po çojnë përpara shpërbërjen e PD-së. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Kikia thekson se PS po e ndihmon taktikisht këtë ndarje të opozitës.

Ajo që po ndodh aktualisht me negociatat për Presidentit po çon përpara procesin e shpërbërjes së PD, ndihmuar taktikisht nga PS, përmes ftesës për grupin parlamentar, duke mos njohur Grupin e Rithemelimit, duke e bërë zyrtare ndarjen e PD-së. Çështja e Presidentit do vazhdojë të jetë lajm, edhe për faktin se grupi i drejtuar nga Alibeaj ka deklaruar se do marrin pjesë në negociata dhe në fund nuk do ta votojnë. Është edhe kjo një ‘fake’ më shumë. Nëse do ta banalizojmë, këtu po bëhet një dasmë, dhe ai që martohet një e ka ftuar një s’e ka ftuar. Është në kufijtë e një komedie, por me pasoja tragjike për mjedisin politik shqiptar. Procesi do ishte serioz po të merrte pjesë e gjithë opozita. Finalja do jetë që Presidenti do zgjidhet vetëm me votat e PS. Besoj që ky është rasti i një ndërtese që i është futur eksplozivi dhe do shpërthejë dhe ta shkërmoqë. Do jetë një parti që mund të jetë pasuesja e Rithemelimit por të gjejë një emër tjetër. Gjasat janë që vendimi të shkojë në favor të atij grupi parlamentar pa parti, por që do trashëgojë edhe logon edhe vulën”.

Duke u ndalur te deklarata e Ramës se do të kallëzojë në SPAK disa kryebashkiakë, Kikia u shpreh se kjo është pjesë e një komedie, dhe deklarata të tilla janë pjesë e makinerisë politike të propagandës.

Është pjesë e komedisë. S’ka nevojë për struktura të tilla. Ky inflacion njësish, nuk bën gjë tjetër veç shpërndan përgjegjësisë. Lufta kundër korrupsionit është detyrë e Prokurorisë. Tani qeveria paralajmëron do ngre një tjetër Task Forcë për kryetarët e bashkive. Legalizohet përpjekja për të mos lejuar atë që duhet ta bëjë realisht. Kishim rastin e bashkisë së Lushnjës, s’kishte kallëzim, kishte një aferë u arrestua. Nëse kryeministri qenka aq flagrant dorëzohet kallëzimi në Prokurori dhe u krye. Mendoj që këto janë pjesë e makinerisë politike, që ndërton propagandën, për të larguar vëmendjen nga çështjet e tjera. Unë mendoj që ka më shumë ministra që e kanë fëlliqur PS-në, dhe që duhet të shkonin në burg para kryetarëve të bashkive. E shikoj si përpjekje për të ndërtuar metoda të reja hutimi në opinionin publik”.

Kikia e konsideroi si të duhurën deklaratën e ambasadores Yuri Kim që të mos i bëhet presion drejtësisë, ndërsa shprehet se qëndrimet e politikës shqiptare janë me dy standarde.

Në këtë vend ka një gjë të çuditshme, të gjithë kur vihen përballë akuzave thonë drejtohu prokurorisë. Më shumë shprehja është për të thënë drejtohu Prokurorisë se nuk ka për t’u bërë asgjë. Prokuroria ka qenë mjet i partisë në pushtet, apo pazaresh dhe përdorej si armë ndaj kundërshtarit. Kur duan të shantazhojnë njëri tjetrin i drejtohen Prokurorisë duke i bërë axhendën. Të dyja palët kanë adresuar sulme ndaj SPAK-ut. Ka një strategji të mbajtjes në tryezë të termit, të hetohet ‘non grata’, të arrestohet non grata. Por Prokuroria nëse do të duhet të fillojë hetime vetëm nga vendimi i DASH s’do duhet të fusë në listë vetëm Berishën. Ka të tjerë që janë pranë qeverisë. Kemi të bëjmë me intimidim të drejtësisë. Qëndrimi i Yuri Kim është i duhuri. Këtu shikojmë dy standardet me të cilat funksionon politika, kur shpallet non grata Berisha vendimi është i drejtë, kur del raporti i DASH ky nuk është i drejtë, është non grata. Me të mirat apo të këqijat e veta SPAK-u sot ka guxuar të gërricë atë që s’ishte prekur kurrë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy