Inflacioni 8,1 për qind/ Nunaj Kortoçi: BSH duhet ta mbajë nën kontroll, përndryshe zhvlerësohet leku (VIDEO)

Inflacioni 8,1 për qind/ Nunaj Kortoçi: BSH duhet ta mbajë nën kontroll, përndryshe zhvlerësohet leku (VIDEO)

Ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi tha në emisionin "MCN Economy" se Banka e Shqipërisë duhet të mbajë inflacionin nën kontroll, pasi mund të kemi një zhvlerësim të lekut.

Nunaj Kortoçi theksoi se një tjetër efekt i rritjes së inflacionit mund të jetë te kreditë dhe depozitat, sa i takon rritjes së interesave.

Ajo u shpreh se në një hark kohor 6-vjeçar në Shqipëri janë rritur kostot e jetesës në shifrën 10 mijë lekë për një individ, ndërsa përmendi si problematikë edhe largimin e "trurit".  

Rritja e inflacionit ishte e pritshme, çështja është sa do mbahet në kontroll që mos shkojë më tepër. Kemi një rritje të vazhdueshme të çmimeve. Ky inflacion që është rritur tregon që kemi një rritje të indeksit të çmimeve. Duke qenë se kemi një rritje të çmimeve të produkteve të tregut kjo sjell ulje të konsumit të familjeve, pasi ata me të njëjtat të ardhurat do blejnë më pak produkte. Gjysma e të ardhurave janë për shpenzime të domosdoshme. Një dekadë më parë ka qenë 34 për qind. Rritja e shpenzimeve e tkurr konsumin dhe cenon drejtpërdrejt nivelin e jetesës. Themeltare është rritja e produkteve të shportës, vajrat, bulmetrat. Është shumë e rëndësishme që Banka Qendrore të mbajë nën kontroll inflacionin. Sepse inflacioni lidhet drejtpërdrejt me fuqinë e monedhës vendase. Nëse politika monetare nuk e mban inflacionin nën kontroll, kjo do referohet drejtpërdrejt te fuqia e monedhës. Banka Europiane ka rritur normën e interesit, kjo ka sjellë që euro kundrejt dollarit të jetë më i dobët. Ky konvertim ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendeve. Nëse Banka Qendrore nuk do e mbajë nën kontroll, do kemi probleme sa i përket zhvlerësimit të monedhës kombëtare, lekut. Në nivel makro do ndikojë te tregtia import/eksport. Kjo ndryshueshmëri do reflektohet edhe në nivel mikro, sepse produktet që do të blejnë janë më të larta. Efekti i dytë janë kreditë, ose depozitave, rritja e interesave. Nëse do kemi monedhë më të zhvlerësuar do blejmë më pak mallra, sepse çmimet janë më të larta dhe të ardhurat të njëjta. Duke qenë se Banka e Shqipërisë është e pavarur dhe politikat e saj nuk janë të lidhura me politikat qeveritare, automatikisht e bën këtë institucion shumë më të rëndësishëm për të ruajtur stabilitetin makro-ekonomik në vend”.

Duke komentuar shifrat e INSTAT, se 41.3% e të ardhurave familjare të familjeve shqiptare kanë shkuar për ushqim, Nunaj Kortoçi shprehet:

Kjo vlerë vjen si pasojë e anketës që bën INSTAT. Është një vlerë mesatare, nuk i përket një grupi të caktuar të popullatës. Është një përqindje e lartë që familjet shqiptare shpenzojnë për ushqimin bazë. Një individ me 34 mijë lekë pagë, 14 mijë lekë i ka vetëm ushqime, 17 mijë lekë për shpenzime të domosdoshme. Në një hark 6-vjeçar kemi rritje të kostove së jetesës 10 mijë lekë për një individë. Ka shumë kompani që nuk i kanë ndryshuar pagat. Prandaj kemi ritme të larta të emigracionit, largimeve nga puna”.

Duke u ndalur te politikat fiskale, ekspertja e ekonomisë përmendi si elemente negative, taksat e larta që i bëjnë produktet shqiptare jo konkurruese me rajonin, si dhe paqëndrueshmërinë e paketave fiskale, ku shpesh ndryshimet janë të pastudiuara.

Dy elemente ndikojnë drejtpërdrejt. E para janë taksat e larta. Duke qenë se produkti brenda ka kosto më të lartë në prodhim, ka taksa më të larta, do jetë më pak konkurrues me një produkt që vjen nga rajoni apo vendet e tjera. Duke qenë se produkti ka një çmim më të lartë në treg, kërkesa do vijë duke u ulur dhe këto kompani në rastin më të keq do shkojnë drejt falimentimin. Elementi i dytë negativ, lidhet me paqëndrueshmërinë e paketave fiskale. Ndryshimet vërtet bëhen, por nuk studiohen, para se të aplikohen apo pasi të aplikohen. Nëse marrim TVSH-në në turizëm, që u ul nga 20 për qind në 6 për qind. E para solli ulje të të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe nuk u reflektua në çmimin final të konsumatorit. Në të tilla raste qeveritë nuk janë largpamëse. Ndryshimet ndodhin vetëm pasi ndodh një efekt. Nuk një strategji, ose projekte afatgjata, që të maten efektet në vite”.

Nunaj Kortoçi tha se parametrat e emigracionit shqiptar kanë ndryshuar, ku nëse dikur largoheshin të pakualifikuarit, sot largohet “truri” i vendit.

Kompanitë fasone kanë hapur shumë fabrika në periferi ku banojnë këta individë. Duke qenë se nuk sjell zhvillim ekonomik, nuk merret si model. Parametrat e emigracionit kanë ndryshuar. Nëse më parë largoheshin individë të pakualifikuar, aktualisht po largohet ‘truri’, individët e kualifikuar. Edhe shumë studentë që studiojnë jashtë Shqipërisë, shumë pak prej tyre kthehen. Dy elementet janë, mungesa e sigurisë dhe e besimit. Këta individë nuk gjejnë veten në një shoqëri të polarizuar. Bizneset janë ata që nuk investojnë te punonjësit, në trajnime dhe kualifikime. Ende punonjësi nuk shikohet si aset kryesor për zhvillimin e kompanisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy