
Të gjithëve na ka ndodhur të ndihemi të rraskapitur dhe të mos biem në gjumë.
Por, nëse doni të pushoni dhe të flini qetë mësoni cilat janë ushqimet që ju shkatërrojnë gjumin.
1 Karbohidratet e rafinuara
Nuk është vetëm beli juaj që mund të vuaj efektet e ngrënies së karbohidrateve, gjumi gjithashtu mund të vuaj për shkak të karbohidrateve.
2 Ushqimi pikant
Nëse dëshironi të shijoni gjumë të qetë gjatë natës duhet të shmangni erëzat pikante. Një studim i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Psikopatologjisë zbuloi se, në mesin e një grupi prej gjashtë subjektesh studimi, konsumimi i salcës Tabasco dhe mustardës në darkë rriti sasinë e kohës që duhej për të fjetur.
3 Ushqimet e skuqura
Ushqimet e skuqura mund të shkaktojnë telashe në shëndetin tuaj. Një studim i vitit 2016 i botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine, i cili ndiqte 26 të rritur të moshës 30 dhe 45 vjeç të cilët zakonisht flinin nga 7 deri në 9 orë në natë, zbuloi se marrja e lartë e yndyrës së ngopur shoqërohej me gjumë më të lehtë.
4 Çokollata
Ëmbëlsirat me bazë çokollate mund të kenë efekt të dëmshëm në gjumin tuaj. Një studim i vitit 2013 i botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine zbuloi se një dozë 400-miligramë kafeinë e marrë 0, 3 apo edhe 6 orë para gjumit shqetësoi ndjeshëm gjumin e pjesëmarrësve në studim.
5 Alkooli
Edhe pse alkooli mund tju bëjë të ndiheni të përgjumur, aim und të dëmtojë aftësitë tuaja për të fjetur. Një studim i botuar në Neuropsikofarmakologji zbuloi se mes një grupi prej 20 subjektesh të shëndetshëm mes moshës 21 dhe 45 vjeç që konsumuan alkool zvogëluan sasinë e gjumit REM.



