Studim: Të vaksinuarit veprojnë si super-përhapës të variantit Delta

Studim: Të vaksinuarit veprojnë si super-përhapës të variantit Delta

Revista shkencore prestigjioze “The Lancet” disa javë më parë, më 10 gusht, publikoi një artikull shkencor të prodhuar nga grupi i kërkimit të Universitetit të Oksfordit, i titulluar “Transmetimi i SARS-COV-2 Delta midis punonjësve të vaksinuar të kujdesit shëndetësor në Vietnam.”

Në një fragment shkruhet: Individët e vaksinuar që më pas infektohen me variantin Delta të SARS-COV-2 kanë një ngarkesë virale në vrimat e hundës 251 herë më të lartë sesa të pavaksinuarit e periudhës mars-prill 2020.

 Ndaj, vaksina i lejon individët e vaksinuar të mbajnë një ngarkesë shumë më të lartë virale por pa u sëmurur, duke i shndërruar më pas në një super përhapës  asimptomatikë. Ky fenomen mund të jetë burimi i valëve të infektimit pavarësisht fushatave masive të vaksinimit.

Autorët e studimit u mbështetën në të dhënat që lidhen me transmetimin e virusit SARS-COV-2 brenda një spitali në Ho Chi Minh City, në Vietnam.

Shkencëtarët studiuan punonjësit e kujdesit shëndetësorë të cilët nuk u larguan nga spitali. Punonjësit ishin të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës së Oksfordit, AstraZeneca. Dy muaj pas injektimit, ata u infektuan dhe kaluan variantin Delta.

Të dhënat janë në përputhje me vëzhgimet në SHBA të zhvilluara nga Fariholt, dhe sipas drejtorit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vaksinat kundër Covid-19 nuk mund të parandalojnë përhapjen e SARS-COV-2.

Studimi konfirmoi se punonjësit e kujdesit shëndetësor i transmetuan SARS-COV-2 njëri-tjetrit, ç’ka do të thotë se të vaksinuarit veprojnë si super-përhapës të fuqishëm të virusit.

Bazuar në studim, nxirret mësimi se duhet respektuar koha e nevojshme e tregtimit të një vaksine dhe se kurrë nuk duhet të fillojë shpërndarja e hershme e tyre, qoftë për arsye emergjente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy