Ky sezon turistik për Durrësin është më i suksesshëm se ai i vitit 2019, i konsideruar si një nga vitet më të mira për turizmin në Shqipëri. Në një komunikim me Skype nga Durrësi, Blerim Norja, operator turistik, tha se fluksi i turistëve për 2022 është shtuar. Sipas tij, suprizë për këtë verë ka qenë interesi i turistëve spanjollë për të vizituar Durrësin.
Vit më i mirë se 2019. Ka pasur fluks turistësh, ka pasur larmi të kombësive të tyre. Janë shtuar turistët italianë dhe belgë. Mendoj se fluksi do të vijojë deri në fund të shtatorit, duke u nisur edhe nga rezervimet.
Për ne surpriza janë turistët spanjollë. Spanja ka vijë bregdetare shumë të bukur dhe vizitat e turistëve spanjollë në Durrës na bëjnë krenarë. Për më tepër ka pasur revieë shumë pozitive. Hotelet e Durrësit mund të krahasohen me hotelet më të mira në botë.
Sa i takon rritjes së çmimeve, Norja tha se rezervimet nuk flasin për dekurajim të turistëve.
Ka pasur trend të rritjes së çmimeve. Por kjo nuk ka ndikuar te rezervimet. Klientët e kanë pranuar se ky është fakt nga i cili është prekur e gjithë bota.



