Gjykata për Krimet e Rënda zhvilloi seancën e radhës ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 te bashkëpandehurve te tij.
Gjykata u shpreh per provat e kerkuara nga palet duke pranuar pyetjen e dëshmitareve të kërkuar nga prokuroria, mes te cileve ish-ministat Sajmir Tahiri, Lindita Nikolla, drejtorin e përgjithshëm të policisë Haki Çako, Ardian Çipa, Ervin Hodaj etj .
Gjithashtu gjykata pranoi kerkesën e Prokurorise per marrjen si prove te procesverbalit te deshmise se dhene nga Ylvi Beqja gjate hetimit ne formen e sigurimit te proves.
Gjykata rrezoi kerkesen e mbrojtjes per deklarim te paperdorshem te pergjimeve te kryera.
Seancën e radhes do të nisë pyetja e dëshmitarëve të akuzës.



