Ndërtimi dhe shëndetësia janë dy sektorët që kontribuan në rikthimin e ekonomisë në shina pozitive në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas.
Në këtë periudhë prodhimi i brendshëm bruto u zgjerua me 2.99 për qind në 8 nga 11 degë të ekonomisë që performuan me rritje pozitive, ndërkohë që vijon të pësojë tkurrje turizmi dhe transporti.



