
Nuk do të lejojmë kurrë krijimin e një korridori për terrorizmin në kufirin tonë.
Kështu deklaroi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, siç raporton televizioni shtetëror TRT, në lidhje me operacionin e paralajmëruar ushtarak të Ankarasë kundër forcave kurde në veri të Sirisë.
Duke folur në një ceremoni ushtarake, Erdogan përsëriti se Turqia dëshiron të mbrojë kufirin me një rrip sigurie 30 kilometër.
Ai u kërkoi aleatëve të Ankarasë që “të respektojnë shqetësimet tona legjitime”.



