Ndahet nga jeta stilistja e njohur Laura Biagiotti

Ndahet nga jeta stilistja e njohur Laura Biagiotti

Ndërron jetë Laura Biagiotti. Stilistja 75-vjeçare ka ndërruar jetë pak orë pasi u shtrua në spital me urgjencë për shkak të një arresti kardiak, që i shkaktoi dëmtime të rënda të trurit. Lajmi për ndarjen e saj nga jeta u konfirmua në “Tuiter”-in e saj me anë të vargjeve të Biblës, të cilat u postuan nga vajza e saj, Lavinia.

Biagiotti ka pësuar arrest kardiak, i cili i ka provokuar dëmtime në tru, bënë të ditur dje për mediat italiane burime nga spitali i Shën Andreas në Romë. 

Mjekët kanë bërë të ditur se arresti kardiak është regjistruar në shtëpinë e stilistes. Falë manovrave reanimatore gjatë rrugës për në spital dhe me të mbërritur atje, zemra ka rinisur punën, por mosfurnizimi i trurit me gjak ka shkaktuar dëmtime të këtij të fundit.

Biagiotti ka lindur më 4 gusht 1943 në Itali. E pagëzuar nga “New York Times” si mbretëresha e kashmirit, ajo është ndër të paktat stiliste femra që e shpërndau modën “made in Italia” në të gjitha tregjet botërore.

Ajo e nisi karrierën në mes të viteve ’60, duke ndjekur gjurmët e nënës së saj, Delia Soldaini Biagiotti, themeluese në atë kohë e një shtëpie mode. Shumë shpejt ajo nisi të bashkëpunonte me emrat e mëdhenj të modës italiane si Roberto Capucci apo Rocco Barocco.

Që prej vitit 1980, Laura Biagiotti jeton dhe punon në fshatin e saj roman, Guidonia, në kështjellën Marco Simone, e ndërtuar në shekullin XI.

Bashkëshorti i saj, Gianni Cigna, ka ndërruar jetë në vitin 1996. Ndërsa e bija, Lavinia, është bërë pjesë e biznesit të saj të modës në vitin 1997 dhe që prej vitit 2005 është zëvendëspresidente.

Ndërron jetë Laura Biagiotti. Stilistja 75-vjeçare ka ndërruar jetë pak orë pasi u shtrua në spital me urgjencë për shkak të një arresti kardiak, që i shkaktoi dëmtime të rënda të trurit. Lajmi për ndarjen e saj nga jeta u konfirmua në “Tuiter”-in e saj me anë të vargjeve të Biblës, të cilat u postuan nga vajza e saj, Lavinia.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy