Meta dekreton emërimin e katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë

Meta dekreton emërimin e katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë

Presidenti Ilir Meta, ka administruar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e 4 anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë, të cilët janë përzgjedhur për t’u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Presidenti, pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura për konkurrim “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përfundimisht ka pranuar propozimet e KLGJ-së, duke vendosur që:

• Sokol Binaj të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë;

• Albana Boksi të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë;

• Sandër Simoni të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë;

• Klodian Kurushi të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Së bashku me këto 4 emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Ka kaluar plot 1 vit nga momenti i propozimit nga KLGJ, të emërimit të 3 anëtarëve të parë në Gjykatën e Lartë. Nëse KLGJ do të ndjekë këtë ritëm, atëherë Gjykata e Lartë, do të plotësohet me të gjithë trupën gjyqësore, në mars të vitit 2024.

Meta vlerëson të risjell edhe njëherë në vëmendje të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë institucioneve të tjera të përfshira në këtë proces, se bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, është me rëndësi jetike për vendin, dhe lidhet direkt me integrimin Europian dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy