
Ne nuk shohim ndonjë qëllim nga pala ruse për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Këtë deklaratë e ka përsëritur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky duke folur me videokonferencë me qendrën studimore britanike Chatham House, duke shtuar se gjëja më e frikshme është se kjo mizori është urdhëruar nga Kremlini.
Mariupol-i është një shembull i rrethimit, i torturës dhe tregon qëndrimin çnjerëzor të ushtrisë ruse dhe mizorinë e saj.
Ndërkohë në mediat qarkullon lajmi se Severodonetsk, një nga qytetet më të rëndësishme në Donbass është ende nën kontrollin e Ukrainës. Ai është praktikisht i rrethuar nga forcat ruse dhe separatistët pro-rusë në Donbass, të cilët po përpiqen të marrin kontrollin e plotë të tij.



