Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, teksa drejtuesi i një motoçikletë ka mbetur i shtrirë në vendngjarje.
"Përshëndetje JOQ! Sapo ndodhi një aksident këtu pranë QTU, një makinë përplasi një motor dhe iku me shpejtësi nga vendngjarja pa ofruar as ndihmën e parë. Drejtuesja e mjetit ishte femër dhe hyri në kthesë pa shikuar fare rrugën dhe përplasi motorin që po ecte në korsi të vet. Makina ia ndërpreu rrugën dhe zonja as nuk e mori mundimin të dilte nga makina dhe të shihte se çfarë bëri, por iku dhe u fut në parkimin e aty pranë për t’iu shmangur përgjegjësisë. Fatmirësisht burri që ngiste motorin nuk mori dëmtime të rënda”, përfundoi qytetari", bën me dije një qytetar.



