Gjergj Smaka: Të verbërve u mungon sinjalistika rrugore, asnjë paketë ndihme për këtë kategori (VIDEO)

Gjergj Smaka: Të verbërve u mungon sinjalistika rrugore, asnjë paketë ndihme për këtë kategori (VIDEO)

Gjergj Smaka, administrator kombëtar i shoqatës së të verbërve nga studio e lajmeve në MCN TV parashtroi disa nga problemet më të mëdha për personat me aftësi të kufizuar veçanërisht për të verbrit.

Ai veçoi sinjalistikën rrugore si një nga problet më madhore, duke mos i dhënë mundësi të verbërve që të bëjnë një jetë sociale të pavarur.

Problemet më të theksuara janë ato që janë ndër vite dhe është aksesueshmëria në informacion dhe lëvizje. Duke pasur parasysh bashkitë e mëdha si ajo e Tiranës që nuk ofron asnjë kusht për lëvizjen e të verbërve mos të flasim më për bashkitë e tjera. Kjo bën që të verbrit duhet të jenë gjithmonë të shoqëruar. Të tjerat janë: Punësimi, arsimi, integrimi në shoqëri, lufta për të përballuar barriera dhe pengesa që ngrihen dashje apo padashje.

Aksesi në lëvizje është problematika kryesore që një i verbër të lëvizë i vetëm në qytet, prandaj duhen të jenë të shoqëruar nga një person i tjetër. Në asnjë trotuar në qytet nuk ka një rrugë që të jetë posaçërisht për këta persona dhe kjo krijon probleme për të pasur ata një jetë të qetë dhe sociale gjatë aktivitete të tyre të përditshme duke i bërë të varur nga një tjetër person.

Ndërsa i pyetur se çfarë është bërë me pagesat e prapambetura, Smakun sqaroi se ato jo vetëm që nuk janë marrë, por edhe ata që mund ti kenë marrë e kanë bërë përmes rrugës gjyqësore. Ai tha edhe se nga viti 2009 nuk ka pasur asnjë rritje të kësaj pagese, pavarësisht se jemi ndeshur me situata të vështira si rritja e çmimeve të shportës, apo periudha e covid dhe postcoivid.

Pagesa e prapambetur, janë pagesa të cilat janë llogaritur gabim dhe nuk janë dhënë në kohë. Qeveria tha se do ja jepte por ata që i kanë marrë deri tani i kanë marrë përmes rrugës gjyqësore. Pengesë tjetër është se dhe vendimet e gjykatës kanë ardhur shumë vonë për tu vënë në zbatim. Problem për pagesat të aftësisë së kufizuar që është e pavarur nga të ardhurat e tjera është se nga 2009 nuk ka pasur asnjë vit rritje të kësaj pagese. Sidomos në këto kohë veçanërisht që po vërehet një rritje e çmimeve kjo pagesë nuk po rritet asnjë çast. Duke pasur parasysh dhe periudhën covid dhe postcovid, të verbrit nuk kanë pasur asnjë paketë ndihme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy