Është mbuluar nga flakët një karburant në qytetin siberin Novosibirsk. U plagosën më shumë se 20 veta, tetë prej të cilëve janë dëmtuar rëndë. Personat e plagosur janë dërguar në spital me djegie të rënda. Pas shpërthimit në qytetin rus flakët u shpërndanë në rreth 800 metra katrorë.
Cilindrat e gazit shpërthyen disa herë dhe një zjarr i madh u ngrit mbi karburant. Nuk dihet ende se cilat janë rrethanat e sakta të shpërthimit. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës, që gazi po pompohej nga një kamion cisternë. Sipas njoftimeve, dyshohet se janë shkelur masat paraprake të sigurisë./Spiegel/



