Konflikt në një servis makinash në Korçë, 4 të plagosur

Konflikt në një servis makinash në Korçë, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Korçë, pas konfliktit në një pikë servisi në lagjen 10. 

 

Njëri prej tyre, Renaldo Xhixho, është dëmtuar me gërshërë dhe u dërgua me ambulancë në spital, mësohet se edhe të tjerët kanë dëmtime por nuk dihen ende rrethanat. 

 

Mësohet se Renaldo Xhixho është pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen 10. Disa persona të tjerë i kanë shkuar pranë servisit dhe aty janë konfliktuar dhe më pas Xhixho ka mbetur i plagosur. 

 

Tre personat e tjerë, Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lindi Meno, kanë dëmtime njëri në shpatull dhe krah, tjetri me plagë në fytyrë dhe një tjetër më pak. 

 

Tre personat që u konfliktuan me pronarin e servisit kanë çuar një mjet për t’i ndryshuar ngjyrën ndërsa ditën e sotme kanë shkuar pranë servisit duke pretenduar se nuk u ka pëlqyer rezultati i punës dhe për këtë shkak janë konfliktuar. 

 

Nga ana tjetër, mësohet se ata nuk kanë bërë as pagesën për shërbimin dhe kjo ka agravuar më tej situatën duke çuar në konflikt dypalësh dhe në përdorim të mjetit të mprehtë, gërshërë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy